Sarkozy:Jemi në gjendje lufte, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë dhe të fitojmë!

PARIS, 26 korrik /ATSH-ANSA/ – Jemi në gjendje lufte, nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të luftojmë dhe të fitojmë, pa harruar se duhet të ndryshojmë gjithçka në strategjinë tonë për kundërpërgjigjen e duhur, deklaroi sot ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, në mesazhin e tij solemn drejtuar kombit, pas atentatit në kishën e Saint-Etienne-de-Rouvray, marrë përsipër nga ISIS-i.

bc8e1b990ef100e76fc5b4bc032b0

“Armiku ynë nuk ka kufij, nuk ka moral, nuk ka tabu”’, theksoi ai.

”I kërkoj qeverisë të adoptojë shpejt masat e propozuara nga ne republikanët”, tha ish-presidenti Sarkozy.

Menjëherë pas tragjedisë së Nisës, 10 ditë më parë, Sarkozy kishte bërë publike masat kundër terrorizmit.

Mes tyre, ishin edhe sanksionet e parashikuara për ata që konsultoheshin me rrjete xhihadiste interneti, dëbimin e të huajve me predispozita radikalizimi si edhe izolimin e të dënuarve për krime të lidhura me fondamentalizmin./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close