A do të thotë se nëse keni mbipeshë,do të keni edhe tru më të plakur?!!

Hej, dhe a e keni ditur se truri i një personi në moshë mesatare me peshë trupore të tepërt duket për dhjetë vite më plak se truri i personave në të njëjten moshë por që s’kanë probleme me peshë.Kështu të paktën ka treguar një hulumtim nga University of Cambridge.

Hulumtimi në 473 persona të rritur ka treguar se të plotët në raport me të tjerët ,kanë masë të bardhë të trurit më të vogël,e cila lidhë trurin dhe mundëson komunikimin në mes të regjioneve të ndryshëm të tij dhe qendres.
“Vëllimi i masës të bardhë të trurit tek njerëzit të cilët janë me mbipeshë të moshës 50 vjet është e ngjashme me atë që ne shohim në njerëz që janë të moshës 60 vjeç,” thuhet në hulumtim.

tru
Truri i njeriut zvoglohet natyrshëm në vite,por tani kjo dukuri është sjellë edhe në lidhje me peshën trupore.
“Truri ynë natyrshëm zvoglohet përderisa ne plakemi,por tani për tani nuk është e qartë pse reduktimi i masës së bardhë është shumë më i theksuar tek ata që kanë mbipeshë trupore.Tani për tani mund vetëm të spekulojmë se a e shkakton këtë ndryshim pesha e tepërt trupore apo ajo është pasojë e ndryshimit në tru”,thotë Lisa Ronan nga ekipi i hulumtuesve.
Hulumtuesit thonë se ndryshimi vërehet vetëm në moshë mesatare,me sa duket për shkak se organizmi atëhere është më pak rezistent dhe më i lëndueshëm.
Shkencëtarët nuk kanë gjetur lidhje në mes kilogramëve dhe aftësive konjiktive dhe funksioneve të trurit.”Tani për tani nuk i dimë implikimet e këtyre ndryshimeve në strukturen e trurit”,ka thënë hulumtuesi tjetër nga ekipi .siq thonë nga ekipi hulumtues,do të ishte e rëndësishme nëse zbulohet lidhja në mes humbjes së peshës trupore dhe ndryshimeve të kundërta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close