Femërat Spartane,Analogji Burrneshash….

Edhe nëse pranohet se paskësh egzistuar një Greqi antike e që ka lidhje me Greqinë e sotme ,në kuptimin etnik (Gjë të cilën ne e refuzojmë) atëhere të gjitha faktet flasin se Sparta dhe Spartanët nuk kishin të bëjnë fare me atë historinë që në mënyrë artificiale ndoshta i atribuohet,grekëve të sotëm e që në fakt Spartanët do të duhej që historikisht dhe shkencërisht të radhiten në trungun Pelasgo-Ilir.Ka shumë gjëra nga rregullimi shoqëror i asaj kohe,por edhe për nga mënyra e jetesës që i dallon Spartanët nga pjesa tjetër e Greqisë antike.Njëra nga to është edhe roli i femëres në shoqërinë spartane.

26394750

Roli i femëres në Spartë ka qenë i ndryshëm nga pjesa tjetër e quajtur Greqi.Shikuar në tërësi,ato kishin shumë më shumë të drejta.Nuk ishin të përjashtuara nga shoqëria sikur në qytete të tjera të asaj kohe,dhe nga vajzat është pritur që të jenë të qëndrueshme në përpjekjet fizike mu sikur djemtë.(Një analogji me burrneshat?).

Ato nuk dalloheshin as në veshje,në fakt gati lakuriqe kur trajnoheshin nëpër gjimnaze,ku ushtronin shigjetimin,vrapin,mundjen,hudhjen e diskut…e tëra ishte në shërbim të asaj se femrë duhej bërë të fuqishme,fleksibile,dhe më të përgatitur për jetë dhe për dhembjet në lindje.
Ato,Spartanet konsideroheshin si femëra të nderëshme,në të kundërtën e pjesës tjetër greke.

Xhelil Arifi/Proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close