Dua Lipa,do të interpretojë mbrëmjen e sotme,në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë

TIRANË, 10 Gusht/ATSH/.- Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, do të interpretojë mbrëmjen e sotme në një koncert të hapur për publikun në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

dua-lipa

Ky koncert vjen nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, e cila ka marrë të gjitha masat që skena ku do të ngjitet këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa të jetë gati për mbrëmjen e sotme.

“Pas një viti të gjatë pune, koha të festojmë! Merr gjithë miqtë dhe eja te Sheshi ‘Nënë Tereza’ për një mbrëmje fantastike me Dua Lipa, të mërkurën 10 gusht ora 19:00. Shihemi të gjithë aty”, shkruan Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Be The One”, “Last Dance“, “Hotter Than Hell” janë disa prej këngëve që janë shndërruar në hite në mbarë botën, dhe që do të performohen në këtë koncert.

Këngëtarja Dua Lipa mbërrin në Tiranë pas koncertit të mbrëmjes së të martës në Prishtinë. Një ditë para mbërritjes në Tiranë, Dua Lipa performoi në qytetin e saj të lindjes, në Prishtinë në Parkun e Gërmisë, ku u zhvillua një koncert i madh dhe të gjitha të ardhurat prej këtij koncerti shkuan për bamirësi për fondacionin “Sunny Hill”.

Këngëtarja e ka përfshirë Shqipërinë përgjatë turit që ajo zhvillon në të njëjtën kohë në disa vende të Ballkanit.
E rritur duke dëgjuar këngët e babait të saj, këngëtarit kosovar të “Rock”-ut, Dukagjin Lipa, ajo gjithmonë ka ushqyer një dashurinë të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke e theksuar dukshëm origjinën e saj.

Që prej vitit të kaluar, pas hitit të saj të parë “New Love”, më pas ka ardhur “Be the One” në tetor të 2015-s. Hiti i saj i tretë “Last Dance” u lançua në shkurt të këtij viti. Fama e saj ndërkombëtare është një kartolinë e mirë promovimi për Shqipërinë, pasi me gjasë një pjesë e fansave të saj jashtë kufijve do të jenë pjesëmarrës në koncertin e madh të 10 gushtit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close