Kush po tenton ta kontestoj medaljen e parë olimpike për Kosovën të Majlina Kelmendit ?

Në fakt siq njoftojnë mediat paska një procedurë të ngritur nga organet franceze anti-dping,e ngritur vetëm kundra Majlinda Kelmendit.E cila është ngritur vetëm kundër saj përderisa për të tjerë sportist jo edhe pse kanë qenë në të njëjtin vend gjatë ushtrimeve në një kamp të Francës.E tërë kjo kinse Majlinda në prag të fillimit të Lojërave Olimpike e ka refuzuar kontrollën e dopingut!!!

3aa65e6fc70ca146e16de8a3188b1e26

Siq duket ka këtu një tentim për diskreditimin e sportistes sonë të madhe,dhe me këtë edhe sportin tonë,si dhe medaljen e parë olimpike.Sepse në tërë këtë gishtrinjtë e tyre të flliqët,edhe pse kinse në shërbim të informacionit,i kanë futur edhe media serbe,të cilat në adresë të Federatë Botërore të Judo-s kanë dërguar letër me pyetje djallëzore se “A do ta suspendojë federata botërore e Judos ‘Yllin e Artë të kosovës'”.

Sikur nuk mjaftoi që kundër suksesit të madh të Majlindës,u ngritën edhe ca baloshë të tanë,tani edhe një procedurë e tillë?!!
Por zyra e kryetarit të Federatës ndërkombëtare IJF ka kthyer një përgjigjëje e cila nuk u lë shumë për të dëshiruar kundërshtarëve të damës sonë të artë.

Nga kabineti i kryetarit të IJF Marius Vizer:

“më 16 qershor në kampin e trajnimit san cipriano në Francë është organizuar një test i paparalajmruar dopingu.Kontroluesja është befasuar kur aty ka hasur edhe judiste të huaja.Dhe me këtë rast ajo ka vendosur të testojë edhe judistet e huaja,ashtu që s’pari nga to ka kërkuar rezultatet e tyre në Judo ,në mënyrë që ti testojë sportistet më të mira në botë.
Trajnerët e disa reprezentacioneve ishin të befasuara me procedurën e kësaj kontrolle dhe kanë kërkuar këshillë nga specialistë të IJF për qështje të antidoping kontrolës.Ajo,me maturi ka thënë se në bazë të asaj se çfarë ka dëgjuar nga ta,trajnerët nuk janë të obliguar ti nënshtrojnë sportistat testit ,në aso kushtesh.
Duke pasur të njëjtat dyshime,disa sportistë kanë dhënë mostrat e tyre për kontrollë,e disa jo,e në mesin e të cilave që nuk dhanë ishin Majlinda Kelmendi dhe gjermanja Martina Treidus.Kur kryetari i IJF-së,Vizer ishte njoftuar me rastin,kishte marrë vendim që të gjithë sportistët të cilët atëhere kishin vendosur për të mos dhënë mostrat,të testohen javën tjetër.DHE TË GJITHA ATO REZULTATE NGA MOSTRAT E TESTUARA QË U BËNË JAVËN TJETËR ISHIN NEGATIVE(Nuk u gjet kurrfarë dopingu).

Dhe nga e tërë kjo,përsëri të ngritet procedurë edhe atë vetëm kundër Majlinda Kelmendit,e quditshme,dhe dyshuese!!!!???

 

Proinformacion.com/©

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close