Ministri i Brendshëm gjerman; masa të reja kundër terrorizmit

BERLIN , 11 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere paraqet sot një sërë masash të reja kundër terrorizmit, më pak se tre javë pas një vale sulmesh të dhunshme që tronditën vendin.

thomas-de-maiziere-hannover-terror-anschlag

Propozimet e diskutueshme thuhet se përfshijnë hedhjen poshtë të rregullave të konfidencialitetit të pacientit për të qenë më e lehtë për mjekët që të raportojnë krimet e planifikuara tek autoritetet, si dhe një propozim për zbutjen e rregullave për deportimin e të dyshuarve terroriste.

Gjermania ka qenë në gatishmëri të lartë, që prej katër sulmeve të dhunshme në hapësirën kohore të  një javë, në muajin e kaluar, tre prej të cilave të kryera nga azilkërkuesit, ku dy prej tyre pretendohen nga Shteti Islamik , me pasojë 12 të vdekur, tre prej të cilëve ishin sulmuesit.

Gjatë një konference vjetore për shtyp, muajin e kaluar, kancelarja gjermane, Angela Merkel u zotua për të garantuar sigurinë në Gjermani.

De Maiziere, ministër i Brendshëm i Gjermanisë deklaroi dje se këto masa ishin ende në diskutim dhe se vetë ai nuk ishte dakord me të gjithë masat.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close