Çili,speci djegës,ushqimi më i shëndetshëm në botë

Ky është një lloj ushqimi që bukur shumë e preferojnë këndej nga anët tona ,por edhe në Meksikë dhe në besoni është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.Është ky speci djegës,posaqërisht ai i kuq dhe siq ndryshe thirret Chili.Varet se sa maund ta konsumoni djegësin por ju jo vetëm se i njihni si përmirësues të oreksit,por specat djegës shërojnë sëmundje të cilat vështirë shërohen edhe me barna.

chili

Chili specat,Cayenne biberi dhe feferonat janë speca të vegjël djegës nga familja Capsicium.Janë të njohur falë shijes së tyre shumë djegës i cili është pjesë që nuk guxon ti mungojë shumë ushqimeve dhe soseve.

Ato këtë veti djegëse të shijes e marrin nga një përbërës i veqantë i cili quhet Capsaicin.Sa më shumë që ka Capsicin,aq më shumë është djegës.Kur ka më shumë Capsaicin të djegin edhe buzët,gjuha,dhe fyti dhe të shpie në “vajtim”.Përveq nesh edhe indianët,Meksikanët dhe Hungarezët janë adhurues të ushqimeve chili.Dhe shumë duan që speci të ketë një djegje jo shumë të theksuar sa për ta stimuluar sistemin e tretjes.Por nuk është vetëm ajo që këta speca i bënë të dobishëm për organizmin tonë dhe shëndetin.

Duke vepruar si anti-inflamator: Falë capsaicin, Chili ka veti anti-inflamatore. Capsaicin bllokon fort substancënP, e cila është e lidhur me procese inflamatore në trup. Futja e rregullt e chillit në organizëm mund të shërbejë si një parandalues i shkëlqyer i artritit.

Parandalon dhimbjen: Hulumtimi i fundit konfirmon se speci djegës në mënyrë efektive redukton dhimbjen e shkaktuar nga artriti, psoriasiti dhe nevropati diabetik.

Inkurajon shëndetin e sistemit kardiovaskular: Është dëshmuar se speca djegës zvogëlojnë kolesterolin dhe nivelin e triglicerideve dhe për të parandaluar mpiksjen e gjakut. Kulturat që kanë konsumuar gjerësisht chilli Kanë përqindje më të vogël të sëmundjeve të zemrës, goditje dhe trombozë.

Rregullon tretjen.Shija e djegjes stimulon oreksin dhe përmirëson tretjen.Ushqimi i cili tretet mirë i jep trupit energji dhe neutrientë të nevojshëm.Përderisa ushqimi që nuk tretet mirë krijon toksina.Për këtë arsye tretja e mirë është kyqe për shëndetin tonë.

Ushqen imunitetin tonë.Ngjyra dhezëse e kuqe e Specit Chili dëshmon në përbërjen e lartë të beta-karoten,ose pro vitamina A.Vetë disa disa lugë të vogla Çili në ditë i japin trupit dozë extra të vitaminës C dhe A të cilat janë të rëndësishme në preventivën kundër infekimeve.

Parandalojnë kancerin e prostatës.Hulumtimet kanë treguar se Capsaicin vepron si një vrasës i vërtetë i qelizave kancerogjene,Pas katër javësh terapie me Capsaicin tek shumica e kafshëve është ndaluar rritja e qendrave kancerogjene në prostatë,përderisa shumica e tumorëve janë zvogëluar ndjeshëm.Për prevencion të kancerit të prostatës preferohet marrja e 400 mg capsaicine tri herë në javë.

Stimulon dobësimin.Shija e djegjes të cilin e posedon çili,,rritë termogjenezën e krijimit të nxehtësisë në organizëm.procesi i termogjenezës kërkon konsumimin e kalorive shtesë,gjë e cila rezulton me humbje të shtresave yndyrore.

Parandalon të thatin në lukth.Shumë kohë është menduar gabimisht se futja e ushqimit djegës formon të thatin në stomak.sot është dëshmuar se specat djegës jo vetëm se nuk shkaktojnë të thatin ,por përkundrazi e parandalojnë për shkak se vrasin bakterie të damshme dhe stimulojnë krijimin e lëngjeve mbrojtës në stomak.

Ndihmojnë tek diabeti i tipit 2.Marrja e rregullt e Çilit mund të parandalojë diabetin e tipit 2.disa studime të kryera në Amerikë ,tregon se marrja e rregullt e Çilit zvoglon nevojen e organizmit për insulinë me të cilën zvoglohet niveli i sheqerit në gjak pas ushqimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close