Televizioni shtetëror gjerman ARD:Dokumente konfidenciale që kritikojnë lidhjen e Turqisë me grupet islamike

BERLIN, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane thotë se islamizimi i politikës së brendshme dhe të jashtme të Turqisë, e ka bërë vendin një zonë qendrore për grupet islamike, sipas një dokumenti konfidencial të zbuluar nga televizioni shtetëror ARD.

urn-newsml-dpa-com-20090101-160816-99-105020-large-4-3

“Si rezultat i rritjes së islamizimit në politikën e brendshme dhe të jashtme të Ankarasë nga viti 2011, Turqia është bërë një platformë qendrore për veprim nga grupimet islamike në rajonin e Lindjes së Mesme …”, sipas një përgjigjeje zyrtare për një hetim nga Partia e Majtë.

Dokumenti është shkruar nga Ministria e Brendshme në përgjigje të një kërkese nga ligjvënësi i Partisë së Majtë, Sevim Dagdelen dhe është i bazuar në informacionet e dhëna nga agjencia sekrete e jashtme gjermane (BND), njoftoi sot ARD.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close