Gjermania planifikon tërheqjen e trupave ushtarake nga Turqia

BERLIN, 25 gusht /ATSH-DPA/- Ushtria gjermane po përgatitet për tërheqjen e trupave të saj dhe pajisjeve ushtarake nga baza ajrore Inçirlik në jug-lindje të Turqisë, raportoi sot gazeta “Der Spiegel”.

image

Gjermania ka dërguar 250 ushtarë, avionëve Tornado dhe aeroplanë cisternë në këtë bazë, vitin e kaluar në mbështetje të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër grupit ekstremist ISIS, por një prishje diplomatike mes Berlinit dhe Ankarasë ka bërë që Turqia të bllokojë vizitat e  ligjvënësve  gjermanë në bazë.

Si rezultat, Bundeswehri  po merr në konsideratë Jordaninë dhe Qipron si baza alternative për trupat e saj, shkruan “Der Spiegel” duke cituar burime të ushtrisë.

Ky veprim do të detyrojë misionin e Bundeswehr-it në Irak dhe Siri që të ndërpritet për një periudhë prej dy muajsh.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close