GJERMANI –Mbështetja për nacionalistët e AfD-së në 12 përqind

BERLIN, 31 gusht / ATSH-DPA/- Mbështetja për partinë ekstreme të krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), është rritur nga 10 në 12 për qind në mesin e votuesve gjermanë, sipas një sondazhi të publikuar sot.

timthumb.php

Sondazhi, i bërë nga instituti “Forsa” për llogari të revistës ”Stern” dhe televizionit RTL, tregon se AfD-ja po arrin nivelin e dytë më të lartë të mbështetjes gjatë këtij viti, para zgjedhjeve rajonale të së dielës në Mecklenburg-Vorpommern.

AfD-ja është e vendosur për të hyrë për herë të parë në parlamentin e shtetit të Mecklenburg-Vorpommernës  dhe aktualisht është votuar deri në 21 për qind në ish-shtetin e Gjermanisë Lindore dhe njëkohësisht vendi  ku jeton  kancelarja, Angela Merkel.

Themeluar tre vjet më parë si një parti euroskeptike, mbështetja për AfD-në është rritur pasi u shfaq si një kritike e madhe i Islamit në Gjermani dhe kundërshtare e politikës së Merkelit për dyer të hapura për refugjatët./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close