Protestë në Prishtinë kundër nominimit të Jeremiç për sekretar të përgjithshëm të KB

PRISHTINË, 3 Shtator/ATSH/.- Nënat e personave të zhdukur në luftën e fundit, së bashku me qytetarë të tjerë protestuan sot për të kundërshtuar kandidimin e Vuk Jeremiçit, për sekretar të përgjithshëm në Kombet e Bashkuara.

protesta-kunder-jeremiqit

Nga Sheshi “Zahir Pajziti” përfaqësuesit e “Thirrja e nënave”, gratë dhe shoqëria civile i bënë thirrje OKB-së që të mos pranojë nominimin e Vuk Jeremiç. Përfaqësues të protestës së sotme do i dërgojnë letër OKB-së për të kërkuar nga ta që të mos lejojnë Vuk Jeremiçin, i cili mbjellë urrejtje, të jetë pjesë e tyre.

Jeta Berisha, përfaqësuese e protestës ka lexuar letrën e cila do t’i dërgohet OKB-së, ku thuhet se Serbia ka vrarë dhjetëra në vendin tonë, e që asnjëherë nuk është akuzuar që ka lënduar botën tonë”.

Protestës së sotme kundër Vuk Jeremiç iu bashkuan edhe përfaqësues të partive politike dhe shoqërive civile.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close