A është çelësi i jetëgjatësisë në katundet e Italisë jugore

ROMË, 7 shtator /ATSH-DPA/ – Të jetosh në një fshat mjaft jugor italian, me shumë diell, në shoqëri të mirë dhe me një dietë të shëndetshme mesdhetare mund të jetë sekreti për një jetë të gjatë, në bazë të rezultateve të një projekti kërkimor mjekësor.

italijugu

Ekipet e mjekëve kryen kontrolle mjekësore rreth 30 personave të moshës 90-99 vjeç, të cilët jetojnë në Cilento, një rajon i izoluar bregdetar,  rreth 130 kilometra në jug të Napolit, dhe i krahasuan rezultatet me ato të personave të moshës mes 50 dhe 70-vjeç,  të cilët jetojnë në rajon si dhe me një grup tjetër njerëzish, të cilët jetojnë në vende të tjera.

“Ne kemi zbuluar se këta njerëz jo vetëm që jetojnë gjatë, por edhe më mirë”, tha  Salvatore Di Somma, një profesor i  Universitetit  të Romës “La Sapienza”, i cili bashkërendoi projektin e quajtur “Cilento Initiative on Aging Esito” (CIAO).

“Sëmundjet tipike të moshës së thyer, të tilla si sëmundja Alzheimer,  probleme të zemrës apo perdja e syve praktikisht ishte sikur nuk ekzistonin atje”, u shpreh Di Somma.

“Gjithashtu, niveli i tyre i adrenomedullinit,  një hormon që ndalon menstruacionet  ishte katër herë më e ulët sesa mendohej”, shtoi ai.

Më shumë kërkime është e nevojshme të ndërmerren për të shpjeguar se përse njerëzit e moshuar të Cilentos janë jashtëzakonisht mirë.

Di Somma tha se mund të ketë të bëjë me një dietë të shëndetshme, niveli i ulët i stresit si dhe niveli i lartë i mbështetjes së komunitetit, që jeta e fshatit italian normalisht e ofron.

“Sigurisht, këta njerëz nuk e dinë se çfarë është stresi”, përfundoi Di Somma.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close