Putini perëndimit:”Ju pranuat vullnetin e popullit të Kosovës për vetëvendosje,pranojani këtë edhe popullit të Krimesë”

Presidenti Rus;Putin përsëri e ka barazuar problemin e Kosovës me atë të Krimesë,duke kritikuar perëndimin se atje (në Kosovë) e respekton dëshirën e popullit ndërsa në anën tjetër (Krime),jo!

Meiat sjellin se me këtë qëndrim Putini edhe pse vendi i tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës,por faktikisht e ka pranuar se shpallja e pavarësisë është bërë duke respektuar dëshirën e popullit,mu sikurse, sipas Putinit,Krimea është deklaruar se “nuk dëshirontë jetojë në Ukrainë porse në Rusi”.

putin
Presidenti Rus ka deklaruar se” perëndimi nuk dëshiron ta njoh dëshirën e popullit të Krimeas ,sikur e bënë këtë në rastin e Kosovës”.
-Putini për TV bloomberg ka deklaruar se “Kur ju kujtohet Krimea ,tentojnë të mos e kuptojnë se pas trazirave në tërë Ukrainën,me 17 mars krimea ka shpallur pavarësinë,e menjëherë pas kësaj bëhet pjesë e federates Ruse ,për t cilën gjë është mbajtur edhe referendumi.Këtë vendim nuk e ka pranuar Ukraina,mu sikur as BE dhe SHBA,përderisa Kina dhe India kanë qenë të përmbajtura.Në korrik të 2016 krimea pushon së qenuri krahinë e pavarur autonome dhe bëhet pjesë e rrethit jugor tërusisë.Dëshira e popullit i cili jeton në Krime,ku 70 përqind janë Rusë etnik,përderisa të tjerët flasin gjuhen ruse si gjuhë amëtare,dhe iu bashkuan Rusisë.Ata thjeshtë mundohen që këtë të mos e shohin dhe ta injorojnë.Në njëren anë në Kosovë ju mund të thirreni në dëshirën e popullit,por jo edhe këtu”,ka thënë Putin dhe ka shtuar”Ju asgjë nuk mund të bëni kundër dëshirës së popullit,sikur këtë disa partner Rus nuk e kuptojnë”

Dhe i menjëhershëm është reagimi i qarqeve serbe të cilat ia zënë për të madhe Putinit se thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte vullnet dhe dëshirë e popullit të Kosovës,normal krejt këtë duke e krahasuar me vullnetin e popullit Krimean,e që shkon në interesin Rus.

Analisti serb Janjiq ka thënë se :”Putini mbronë principet të cilat i interesojnë politikës ruse dhe interesave të Moskës.Në nivelin e principeve Vetëvendosja në Kosovë dhe Krime janë e njëjta gjë.Deklarata e Putinit është ofertë perëndimit për ujdi rreth statusit të Kosovës”thotë Janjiq.
Ai shton se “deklarata e Putinit,tekstualisht domethënë këtë-nëse ju neve na i pranoni Krimenë,do ti keni duart e lira që me Kosovën të bëni çfare të doni”
dhe Janjiq kujton se kjo nuk është hera e parë që Putini jep këso lloj deklaratash,dhe se kjo nuk duhet askë ta befasojë”
“Është qështje kohe kur Rusia do ta zhbllokoj qështjen e Kosovës në Këshilline Sigurimit,si dhe sa ky veprim do të shpaguhet nga ana e perëndimit”,përfundon Janjiq.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close