Djaloshi që i dërgoi letër gjyshit në parajsë,mori përgjigje!

Djaloshi pesë vjeçar nga Gjermania i cili u mërzit shumë kur i vdiq gjyshi vendosi ti dërgojë një letër më pastaj atij atje në “parajsë” në mënyrë bukur origjinle.E lidhi letrën për një balonë dhe e lëshoi atë.U shokuan të gjithë kur djaloshit i erdhi përgjigjëja nga “Gjyshi”.

ballon-9

“Tërë kohen fliste vetëm për gjyshin dhe thjeshtë nuk mund të pajtohej me vdekjen e tij”,tha e ëma e djaloshit,duke shtuar se besonim se me dërgimin e letrës do ti ndihmonim djalit ta kuptonte më lehtë atë se çfarë kishte ndodhur.

Por “dikush”që kishte gjetur,apo i kishte rënë në duar balona kishte vendosur diçka jo të zakonshme,që ti përgjigjej djaloshit,sigurisht duke e kuptuar situatën e fëmijës.
Ai shkroi këtë në përgjigjëje djaloshit:”Phil i dashur,balona jote ka fluturuar aq lartë saqë ka arritur tek unë në parajsë.Me pak fat ia arrita ta kapë.Po ta dërgoj këtë letër dhe këtë arush pelushi të të ndihmojnë dhe të ofrojnë ngushëllim kur ji i mërzitur.Mos u brengos për mua,mirë jam edhe pse më mungon shumë ti.Të don gjyshi yt”,shkruan në dërgesën e cila kishte arritur në adresen e familjes së vogëlushit.

Djaloshi filloi së qari sapo mori përgjigjëjëjen dhe tani kudo dhe nga do që shkon e merr me vete arushin,dhe besimin se ky ishte vërtetë gjyshi.
Megjithate ,nëna e tij ka paralajmëruar se është duke hulumtuar për ta gjetur dërguesin i cili jeton relativisht afër tyre,nëse mund të gjykojmë nga marka që është dërguar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close