Zgjedhjet në Dibër:Deri më tani në votime 9 % e atyre që kanë të drejten e votës

drilona hoxhajTIRANE, 11 Shtator/ATSH/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të dielën se procesi i votimit në qarkun e Dibrës vijon normalisht dhe se deri në orën 10 pjesëmarrja në votime është 9 %.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxha tha se procesi ka filluar në të gjitha qendrat e votimit të 15 njësive administratëve të kësaj zone.

“Sipas komunikimit të mbajtur me administratën e KQZ-së që ndodhet në Dibër, deri në orën 10.00 pjesëmarrja në votime llogaritet 9 % në total”, deklaroi Hoxha.

Hoxha i tërhoqi vëmendjen Kooalicionit të Vëzhguesve Vendorë të mos shpërndajnë informacione të pasakta, duke e lidhur këtë me deklaratën e bërë pak më parë nga ky koalicion se qendra e votimit 1267 është shpërnguluar nga sekretari i saj në një ambient privat. Hoxha informoi se KQZ ka miratuar hapjene kësaj qendre votimi në një ambient privat.

“I bëjmë apel Koalicionit të Vëzhguesve Vendore të mos krijojnë kaos me informacione. Detyra e tyre është të ndihmojnë procesin vendor”, tha ajo./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close