Sipas agjensive,Grabovcit do ti ngritet aktakuzë,e do të ndëgjohen edhe zyrtarë të tjerë të PDK-së e edhe Hashim Thaçi…

Sipas agjensive të lajmeve pas publikimit të bisedave telefonike të “Pronto 2” sot do të duhej të merrej në pyetje nga ana e Prokuroria speciale e Kosovës ,Adem Grabovci nën dyshimin se ka kryer vepëra penale të cilat dolen në opinion pas publikimit të këtyre bisedimeve nga ana e Insajderit.

hqdefault

Por nuk do të ngelet vetëm me Grabovcin,sepse sipas agjensive dhe burimeve të afërta me prokurorinë,ajo “do të ndëgjojë edhe kryetarin e Kosovës Hashim Thaçin,kryetarin e parlamentit dhe liderin e PDK-së Kadri Veselin dhe zyrtarë të tjerë të lartëtë kësaj partie të cilët përmenden në biseda.”

Komunikimet e Grabovcit janë përgjuar në bazë lejes ligjore nga viti 2011,gjatë hetimeve të cilat janë bërë kundër Fatmir Limaj ministrit të atëhershëm për transport dhe telekomunikim,zëvendës i të cilit ishte Grabovci.
Sipas agjensive,kundër Grabovcit do të ngritet aktakuzë sepse hetimet e derimëtanishme kanë vërtetuar kryerjen e veprave kriminale për të cilat është i dyshuar.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close