Ilaz Jashari dhe vepra e tij “Mala”…

Tefik Selimi


Ilaz Jashari, ndonëse tash është në pension dhe ka moshë 82-vjeçare, ai ka botuar veprën e dytë në prozë me titull “Mala”, e cila vepër rrëfen ngjarje të hershme të kohës së mësuesit Malë Lumi nga fshati Sukë. Personazhi kryesor i veprës lexohet më ëndje nga faqet e para e gjer në fund. Pra, vepra lexohet me një frymë. Pse jo? Kaptina e parë e veprës ngërthen në vete ngjarje intime të mësuesit në fjalë, i cili e zë dashuri me një vajzë nga Zallkuqi, e ajo është Tusha.

14317519_1811919282378963_8723294700549334409_n

Siç dihet, në Zallkuq punoi shkolla fillore për shkollarët e këtij lokaliteti malor. Malë Lumi caktohet mësues. Ai ishte 16-vjeçar kur mori ditarin e punës për të përhapur dritën e jetës edhe në meset e rurale të vendit. Ishte shembull i mirë prej punëtori të arsimit.

Por, peripetitë e mësuesit Malë janë të shumta e të rënda. Ai rrugëton në këmbë nga fshati i lindjes Sukë gjer në fshatin Zallkuq të Karadakut.

Mala ishte një mësues me plotkuptimin e fjalës. Filloi të punojë me shkollarë, ku pati meshkuj e vajza të këtij lokaliteti. Për atë kohë, shkollimi i vajzave të fshatit ishte një “risi” apo një e arritur e fshatarëve dhe e pushtetit. Puna e mësuesit Malë e ndryshoi “gjendjen” në këtë vend. Na përkujton veprën e Sterjo Spasses “Afërdita”, e cila, si mësuese e fshatit Grykas. Ajo si mësuese e pati ndryshuar jetën e fshatit në fjalë. Edhe mësuesi Malë e ndryshon gjendjen e arsimimit të shkollarëve të rinj të kësaj pjese të Karadakut.

Gjatë punës, atij i lindin “problemet” e jetës. Fshati ka vajza të bukura. Halla Rabije është “roja”që i ruan vajzat nga thash e thënat në procesin mësimor. Atë kohë, mësuesit për fshatarët ishin të “huaj”! Kjo plakë e caktuar nga paria e fshatit, i ruante vajzat. Ajo për çdo “lëvizje” jo të mirë të vajzave, u tregonte prindërve të tyre. Por, kjo gjë nuk solli aq dobi. Mësuesi Malë e simpatizonte njërën nga vajzat e shkollës. Ai e simpatizonte të bukurën e fshatit, Tushën e Mujës. Por, edhe Tusha e donte mësuesin Malë. Ajo ia kishte rrëmbyer zemrën mësuesit, e cila, si shton autori, ishte vajzë më e bukura e kësaj ane.

Një ditë prej ditëve, ajo vjen para kohe në shkollë. Kur vjen mësuesi në mësim, e takon Tushën brenda në klasë. Pa një pa dy, e pyet: pse ke ardhur kaq heret në shkollë?! Ajo i përgjigjet mësuesit para syve: “Të dashuroj…”! Edhe mësuesi ia hap zemërën Tushës. Dhe, ky “skenar” mbetet enigmë për të tjerët, ndërsa për Tushën e Malën, dashuria e tyre vazhdon e s’ndalet…

Ishin këto vitet 1951/52 e mo vonë. Mësuesi Malë Lumi e rregullon “skenarin” për të ardhur gjer te martesa. Tusha e ka shoqe Mirushen. Ajo ia rregullon punën dhe, kretj kjo punë kryhet me mençuri e “rregulla” kanunore. Kur dëgjojnë fshatarët, ata reagojnë se si është e mundur kjo gjë. Me Tushën martohet Mala dhe i lind një djalë.

Dhe, pas pesë vjetësh, Mala kthehet drejtor në shkollën e Sukës. Ai si drejtor i lindin problemet tjera. Ai mori një punim arti të punuar nga ana e shkollarëve dhe e kishte vendosur në murin e sallës së arsimtarëve. Ishte portreti i Skënderbeut. Arsimtarët serbë tregohen të pakënaqur me veprimin e drejtorit, i cili ka lejuar që potreti i Skenderbeut të qëndronte i varur në murin të kësaj shkolle. Dragani, njëri prej arsimtarëve serbë, shkon në Komitetin Komunal të LKJ në Gjilan dhe e akuzon drejtorin e shkollës, Malë Lumin për këtë veprim të tij. Ai arsyetohet se mësuesi ka dashur ta konkretizojë orën mësimore me anë të këtij portreti.

Mandej, në roman flitet se arsimtarët shqiptarë janë përgatitur që shkolla tetëvjeçare në Sukë t’ia ndërrojnë emrin. Ata duan ta emërtojnë me emrin Gjergj Kastrioti–Skënderbeu. Më në fund, mësuesi Malë arsyetohet. Peripetitë e mësuesit Malë nuk kanë të ndalur. Ai akuzohet nga ndokush se është nacionalist i përbetuar dhe punon kundër shtetit. Ate e largojnë nga puna.

Mësuesi Malë shkon dhe shkollohet. Kryen fakultetin. Por, e ka vështirë punësimin. Më në fund, kur pretendon të kthehet të udhëheqë komunën e Sukës, të tjerët ia përgaditin “skenarin” për të shkuar para kohe ushtar. Ai shkon ushtar, por e di se kjo ishte një prapavijë e dikujt. I thonë se, ushtar do të jesh në një Akademi ushtarake. Edhe në këtë vend nuk e lënë të qetë. Dikush shpif me një letër se Mala është i rrezikshëm për pushtetin. E largojnë nga kjo shkollë ushtarake.

E kryen shërbimin ushtarak dhe vjen në shtëpi. Në fakultet takohet me një të afërm, i cili pati mundësi t’i kryejë punë në Shërbimin e Sigurimit të Akademisë Ushtarake. E lut atë që t’ia sigurojë dosjen. Më në fund, Mala e merr dosjen, e cila ishte një letër e shpifur për te. Mala shkon gjer te personi që e kishte nënshkruar letrën shpifëse. Por, ky person ishte i shpifur nga një tjetër, dhe, në gjyq, Mala fiton. Ai kthehet përsëri në punë. Tash bëhet drejtor i përgjitshshëm i shkollave të qytetit, drejtor i Arsimit, i Shtëpisë së Kulturës e diku tjetër.

Vjen koha kur ndryshon në të mirë të shqiptarëve. Kjo gjendja ishte pas rënies së Rankoviqit. Mala udhëton në Shqipëri. Atje takon mësuesin e parë, Shefqet Kaçanikun, një mësues atdhdetar dhe idealist. Takimi i Malës me mësuesin Shefqet ishte shumë prekës. Ai e lavdëron mësuesin Malë si shkollar i ecur përpara. Mala Lumi kthehet në Kosovë. Një ditë prej ditëve, ai merr rrugën zyrtare për në Preshevë. Por, ja fatkeqësia dhe ai vdes në një aksident trafiku, më 6 gusht të vitit 1988.

Romani ka një përfundim mjaft të papritur dhe tejet interesant. Këto ngjarjet e veprës duken si të jenë të “vërteta” të një kohe të kaluar. Edhe autori e pati shkruar në fund një thënie plot me vend, ku shton: “Njeriu luftën në paqë mund ta fitojë vetëm me dije!” /

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close