Teuta Haxhiu: Nxënësit po furnizohen me tekste të vjetra

Prishtine , 19 Shtator /ATSH/-Komisioni për Arsim ka miratuar projektligjin për inspektoratin arsimor, i cili do t’i shkojë Kuvendit të Kosovës për lexim të parë.

Por, në këtë mbledhje nuk munguan vërejtjet në punën e inspektoratit, për të cilin anëtarët e Komisionit kërkuan qe jo çdo ministri duhet të ketë inspektorat, por të formohet një inspektorat i përgjithshëm për te gjitha ministritë, në mënyrë që ministritë të mos kenë ndikim në të.

 E vërejtje sa i përket arsimit kishte deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila tha se ky fillim i vitit shkollor ka filluar jo mbarë me furnizim me tekste shkollore.

“Nuk e di nga shkon ai buxhet dhe nxënësit furnizohen shumica me tekste te vjetra. Është me urgjencë ti kërkohet llogari ministrit se ku shkon buxheti”, ka thënë Haxhiaj.

Më tej, ajo u ndalë te Agjencia  për Akreditim, për të cilin tha do të duhej të ishte  i pavarur, por nuk është.

Sipas saj, është mirë që Komisioni t’i vizitoi këto institucione dhe t’i shoh se si  funksionojnë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close