Në Prishtinë u hap sot edicioni i 12-të i Panairit të Artizanateve

Prishtinë, 26 Shtator /ATSH/.- Në Prishtinë u hap sot edicioni i 12-të i Panairit të Artizanateve, ku gra nga Kosova dhe vendet e rajonit po ekspozojnë punimet e tyre në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

Organizatorët e Panairit theksuan se qëllimi i këtyre panaireve është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore.
Belgjyzare Muharremi tha po ashtu se mbajtja e këtij panairi është edhe hapja e tregut lokal dhe eksportues të artizanateve.

pana

“Ky është edicioni i dymbëdhjetë që ne organizojmë në Panairin e Artizanateve që nga viti 2005 kur Këshilli i Evropës lejojë që Kosova të jetë shteti i 49-të i cili ka të drejtë të organizoj evenimente të tilla. Artizanatet kanë ardhur nga vise të ndryshme të Kosovës dhe nga rajoni. Hapja zyrtare do të bëhet sonte ora 17:00 në teatrin e Kosovës. Shumica e grave janë anëtare dhe tashmë është krijuar një rrjet i artizanateve, të cilët e ruajnë dhe promovojnë trashëgiminë e këtij vendi. Në Panairi priten të jenë 80 participantë prezantues me produktet e tyre. Qëllimi është ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore si dhe hapja e tregut lokal dhe eksportues të artizanaleve”, thekson një prej organizatoreve Belgjyzare Muharremi.

Ndërsa, pjesëmarrësja në këtë panair Mevlyde Ahmetaj nga Istogu shprehet se përmes organizatës së saj ‘Organizim, Bashkëjetesë dhe Artizanale’, është munduar t’i ndihmoj gratë nga qyteti i saj të punësohen dhe më pas të hapin aktivitetin e tyre të biznesit.

“Punimet tona kanë marrë pjesë edhe në Francë në vitin 2004 ku ishin pjesëmarrëse edhe në shtëpinë e modës ‘Channel’”, shprehet Ahmetaj.

Pjesëmarrëse në këtë panair ishte edhe Sylbie Sahiti nga Lipjani, e cila po merr pjesë me produkte ushqimore tradicionale siç janë turshitë dhe ajvari, produkte të cilat ajo thotë që janë natyrale.

Gratë që marrin pjesë në këtë panair i bëjnë thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të vizitojnë panairin, sepse ka shumë produkte që ia vlen të blihen dhe të ndihmojnë në promovimin e produkteve tradicionale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close