Al Bano,këngëtar i mirënjohur italian:Shqipërinë dhe Vloren i kam në zemër

TIRANË, 29 Nëntor/ATSH/.- Shqipëria dhe Vlora janë prej kohësh në zemrën time, pasi jam i lidhur shpirtërisht me këtë popull të lashtë, me të cilin na ndan vetëm deti.

Këto janë fjalët e kantautorit të njohur italian Al Bano Karrisi për shqiptarët dhe Shqipërinë, të cilit gjatë një ceremonie sot në qytetin e Vlorës do t’i dorëzohet pasaporta shqiptare , pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare.

al-bano

Nën kujdesin e Ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, shoqata Kulturore “Al Bano Karrisi”, Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi”, me praninë e Bashkisë dhe Qarkut Vlorë, me rastin e 28 dhe 29 nëntorit, organizojnë takim me ikonën e këngës italiane, që mori nënshtetësinë shqiptare dhe u regjistrua si banor në qytetin e Vlorës.

Kësaj ceremonie i paraprinë edhe një sërë aktivitetesh të tjera që do mbahen paraditen e sotme si vendosja e buqetave me lule tek Monumenti “Pavarësisë”, vizitë në Maternitetin e Vlorës ku një fëmije do t’i vendoset emri Albano. Ndërsa pasdite në orën 17.00 do të mbahet takimi në Kinoteatrin “Petro Marko”, ku do të çelet ekspozita fotografike në hollin e teatrit, do të zbulohet busti i këngëtarit, i punuar nga skulptori vlonjat Skënder Tena. Aktiviteti do të vazhdojë me dorëzimin e pasaportës shqiptare këngëtarit Al Bano Karrisi.

Këngëtari italian Al Bano Karrisi ishte i pranishëm dje edhe në pritjen e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, me rastin e festës kombëtare të Pavarësisë./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close