Çka trashëgojmë nga nëna e çka nga babai?

Edhe në popull flitet për atë se si një fëmijë paska trashëguar këtë nga nëna e këtë nga babai:kjo flitet zakonisht kur dikush komenton pamjen e fëmijës dhe krahason pamjen e tij me atë të prindërve.
Gjenetistët tashmë kanë zbuluar atë se çfare në të shumten fëmijët trashëgojnë nga prindërit.Vijëzimet e dukshme të fytyres ,siq janë veshtë e mëdhenj,ose hunda ,trashëgohen nga një gjeneratë në tjetren,thojnë gjenetistët.
Është interesante e dhëna se veshtë e mëdhenj në të shumten trashëgohen nga i ati,ndërsa hunda e madhe nga nëna.

Në popull shpesh mendohet se çikat ma shpesh ngjajnë në etërit,ndërsa djemtë në nënat,përderisa shkenca ,pjesërisht pajtohet me këtë.
Djemtë nga nëna trashëgojnë vetëm një X-kromozom i cili është përgjegjës për pamjen fizike,përderisa kromozomi X i babait është i varfer me gjene të tillë.
Për ndryshim nga djemtë,tek çikat situata qëndron diçka ma ndryshe.Çikat marrin nga një X-kromozom nga të dy prindërit,për këtë egziston shansa që të ngjajnë edhe në babin edhe në mamain.

Për ngjyren e syve gjthashtu përgjegjës është kombinimi i gjeneve ,por egzistojnë lidje të caktuara.
Prindërit me ngjyrë të syve bukur të errët ,nuk mund të kenë fëmijë me ngjyrë syri blu.
Personat me ngjyrë floku dhe të syve kafe nuk mund të kenë fëmijë me sy blu.
Personat të cilët kanë flokë dhe sy me ngjyrë ma të çelur në të shumten e rasteve kanë fëmijë me sy blu ose të gjelbërt.

Për ngjyren e flokut gjithashtu përgjegjëse janë kombinimet e gjeneve,kështuqë edhe për këtë egzistojnë ligjshmëri gjenetike.
Nëse që të dy prindërit janë me flokë ngjyrë çelur,fëmija do të trashëgoj të njejten nuancë të ngjyres.
Nëse njëri prind ka ngjyrë floku të errët ndërsa tjetri të çelur ,fëmija do të ketë ngjyrë floku të errët,ose diku në mes.
Nëse njëri nga prindërit ka flokët kaçurrel,ka shnsë të madhe që edhe fëmija të ketë flokë të njejta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close