Amerikanët vizitojnë Qendren ruse në Nish dhe pyesin:Pse status diplomatik kësaj qendre?

Amerikanët tashmë një kohë kanë treguar se nuk janë të entuziazmuar me të ashtuquajturën Qendrën Humanitare në Nish.Ata kanë dërguar një delegacion të përbërë nga përfaqësues të ambasades amerikane në Beograd për vizitë kësaj qendre.

RUSKO-SRPSKI HUMANITARNI CENTAR U NISU

“Përfaqësues të ambasades së SHBA,gjatë vizites në këtë qender ishin informuar me aktivitetet e tanishme të kësaj qendre dhe në këtë aktivitet,përfaqësuesit e Ambasades amerikane nuk kanë parë asgjë që do të tregonte nevojen që Qendra të marrë statusin diplomatik”thuhet në komunikaten e ambasades.
“Kërkesa këmbëngulëse për status të pacenueshëm të personelit dhe hapësirës së Qendres ,shkaktojnë dyshimin për qëllime të dyshimta afatgjata të objektit!,kanë shtuar ata.

Me 13 korrik “Qendra Humanitare ” ruso-serbe në Nish ka njoftuar se ndihmësi i atasheut ushtarak të Ambasades amerikane në Serbi Hajrum Garvin ka biseduar me Co drejtorin e qendres Vlasenko,dhe me zyrtarë të tjerë të cilët punojnë aty.
Se mospajtimet për këtë qender janë të mëdha tregon edhe ajo se në njoftimin e ambasades shtohet edhe kjo” “deklarata që Qendra ka lëshuar pas vizitës nuk ka qenë dakord me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, dhe nuk reflektojnë qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.”

Kujtoni deklaratën e fundit nga Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee se Shtetet e Bashkuara nuk e kundërshton që Rusia të jap ndihmë në krizat humanitare dhe emergjencave,por janë të dyshimta këto të Qendrës në Nish.
Zyrtari amerikan në këtë kontekst tha se ai nuk e dinte se punëtorët humanitarë në vende të tjera kanë nevojë për imunitet diplomatik dhe se për shkak të kërkesave të vazhdueshme të Rusisë që qendëra e saj në Nish të fitojë statusin e tillë konsiderohet se Moska ka qëllime të tjera me qendrën.Dhe ai kishte shtuar atëhere se kjo është çështja kryesore për të cilen ka dëgjuar një shpjegim të mirë se pse Rusia dëshiron që stafit të saj të Qendrës në Nish ti jepet status diplomatik.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close