Kur poeti nuk vdes dhe “jeton”…!

Tefik SELIMI  – Gjilan, 23 korrik 


Në 5-vjetorin e vdekjes


Tash e pesë vjet na mungon Ali Podrimja, poeti më i dalluar i letrave shqipe. Na mungon dhe, mungesa e tij na “krijon” dhembje. Aliu ishte poet i lindur. Poet kulmor. Frymëzimet e tij letrare ishin të reflektuarea nga zemra. Dhe, sot e kemi më rëndë se dje të lexojmë, shkruajmë e të komentojmë për ndonjë “send” tjetër. Jemi bërë zë i dhimbjes. Jemi bashkuar, si një, dhimbjes së madhe. Pse jo?
Tash e pesë vjet na mungon Ali Podrimja, poeti ynë i dhimbjeve të mëdha. Na mungon miku, shoku, poeti e krijuesi më i mirë i letrave tona, Ali Podrimja. Sot nuk flasim lehtë si dje. Flasim krejt në “mënyrën” tjetër. E, fjalët na zihen që në fillim të bisedës. I lamë temat e “nxehta” politike e komentet për librat e shokëve tanë krijues. Sot jemi dhimbë e “bukur”!. Sa ka domethënie kjo fjalë. Pse jo? E ka thënë vetë poeti ynë e i të gjithëve, Ali Podrimja. Sot është tjetër ditë nga dje.
Sot është, vërtet, ditë tjetër. Frymarrja jonë ngulqon nga brenda e ndjen dhimbjen thell dhimbjen për njeriun e poetin e letrave tona. Dhimbje që të zë frymarrjen nga posht e lartë. Jemi kthyer me sy e vesh të dëgjojmë edhe ndonjë fjalë se kur po na kthehet i “gjallë” poeti ynë, Ali Podrimja! As mikun e afërt sot nuk e nderojmë, sepse mendja na rri te poeti që na mungon. As orarin e pushimit na është mjegulluar duke menduar se si erdhi kjo vdekje?! Vdekje e pa pritur dhe tinzare. Vdekje e rëndë. Ky kumt i zi na ka prekur thell në palcë. Na ka tharë e përvluar në këto ditë të nxehta vere.
Dhe, dihet: askush nuk e adhuron vdekjen. Nuk e adhuron atë se ajo vjen papritur. Na befason. Na trondit. Na bën zi e korb. E, vdekja poetin Ali e “gjeti” pa pritur larg atdhetut, Kosovës, në Francë. Ai vdiq në vendin ku lindi poezia. Vend i poezisë. Ai na iku pa e parë ikjen e tij. Një vdekje e rëndë shpirtërore. E rëndë, për faktin se, jemi mësuar të na “ushqejë” e të na josh Aliu me ato vargje të “forta” e tejet domethënëse. Rrallë lindin poetë si Ali Podrimja. I tëri poet. I tëri njeri. I tëri atdhetar dhe i tëri intelektuar i përmasave të rralla. Akademik i merituar në jetë. Sa i madh na ishte poeti ynë Ali Podrimja! Vërtet, i madh. Madhështor. Edhe pas këtij kumti se na mungon, prapë nuk besojmë se nuk është me ne! Do të na mungojë fizikisht, ndonëse ai është i “gjallë”. Ai nuk vdes. Poeti, vërtet, nuk vdes. Jo, jo!
Ai jeton. Jeton dhe është i pavdekshëm. Është i “gjallë”!!! E jeta “tjetër” e tij është kudo e gjallë. Ali Podrimjen e gjejmë aty ku është libri: aty ku shitet libri, te Teatrit, në shkolla, në biblioteka shkollore, por ai është i gjallë në çdo libër të shkollarëve tanë. Poezitë e tij janë bërë “këngë” e secilit njeri shqiptar. Dhe, Kosova sot ka dhembje. Dhembja e rëndë. Dhembja nuk mater me asgjë tjetër, por ajo te secili intelektual flet dhe ndjehet. Sa bukur tingëllon thënia e tij “Kosova është gjaku im që nuk falet”. Ky është varg simbolik dhe tingëllon jo vetëm sot e dje, por do të tingëllojë edhe nesër e përgjithmonë. Ali Podrimja na ishte poet i përkryer. Poet me shpirt të ndjeshëm. Ai ka ditur ta bëjë vargun me ato figura që peshojnë rëndë. Këto vargje i “bëri” ashtu si diti me frymën e tij për ti dhënë një kuptim tjetër të ri. Ishte një hap më përpara se të gjithtë poetët tjerë.
Kur lexonte poezitë e veta, sikur binin malet, shkëlqenin fushat, ndriçonte qielli dhe bleronte Kosova e tij shumë e dashur dhe e shtrenjtë. Ai “këndoi” me zemër, me shpirt. Ai i dha gjak poezisë së tij, e cila u shpërnda si aromë për ti dhënë shpirti njeriut tonë. Për te, vepra “Torzo” ishte trungu nga i cili lindtte njeriu ynë. Sa bukur gingëllojnë vargjet e veprës “Dhimë e bukur”. Poeti shtoi: “Ajo që dhemb, është jona”!. Edhe dhimë, edhe e bukur. Një varg që prek thell qenien tonë. Dhe, ajo që është jona, ajo na dhemb. Këtu ishte fjala e poetit. Aliu i këndoi Kosovës aqë bukur dhe aq me tone të zjarrta, sa poezia e tij ishe një “ironi” për të tjerët. Po, sot na mungon poeti i vargjeve meditative.
Na mungon poeti i shprehjeve të rralla të dhimbjes personale. Sa dhimbshëm tingëllojnë vargjet e verpës “Lum Lumi”. Plot dhimjbe. Dhimjbe e papërsëritshme. Por, ja, edhe sot na mungon poeti atdhetar i të gjitha kohërave. Ja vdekja! Ajo i merr njerëzit para kohe dhe tinëzisht. Nuk të lë as të marrish frymë. Ajo të merr tmerrshëm kudo ku gjendesh. E mori edhe Ali Podrimjen, poetin e zërit njerëzor. Ajo të merr kur nuk e mendon se të merr. Ajo është më e afër se çdo gjë tjetër. Është më afër se këmisha e njeriut. Zakonisht, kur vdes njeriu, pastaj lindin fjalët. Lindin kritika. Lindin përfolësit e fjalës së bukur letrare.
Tash thuhet e tëra. Por, Ali Podrimja e ka merituar edhe sa ishte gjallë të shkruhet e të përfolet. Ishte një zenit i letrave tona. Pra, sot fjalën e ka dhembja. Kjo dhembje e ka kapluar lexuesin dhe krejt masën kosovare. I madh e i vogël po e ndjen dhembjen për poetin Ali. Por, Aliu nuk ka vdekur, jo! Ai është gjallë. Ai jeton me ne. Vepra e tij ka mbetur dëshmia më e mirë se ai jeton me ne. Dhe, sa herë na vinin orët e mësimit të ligjërojmë për Ali Podrimjen, sikur orët kalonin shpejt. Pse jo? Poetin e njihnim jo vetëm si qenie njerëzore, por e njihnim edhe si krijues. Vinte në shumë manifestimet qendrore në Gjilan e mese tjera të Kosovës, por vinte edhe në nderim të heroit të popullit, Agim Ramadani, në Zhegër të Malësisë së Karadakut. Ulej aty ku e kishte vendin. I kishte hije ndeja. Ai edhe pa folur, i fliste “nuri” i tij prej shkrimtari të përkryer. O, Zot, ku e gjeta këtë njeri t’na mungojë? Ku? Pse na lë me dhembje?
Edhe R. Kelmendi, shkrimtar, pati të drejtë të shtojë se, Kosova do të duhej sot të mbajë zi. “Unë, në shenjë dhimbje për mikun dhe poetin e madh, Ali Podrimjen, sot jam veshur i tëri me veshje të zeza. Kam dhembje. Na iku miku, shoku, kolegu, krijuesi i rrallë i vargut, Ali Podrimja, i cili pak kush i afrohet. Ishte edhe Azem Shkreli, i cili pati një frymëmarrje të tillë. E, ne, krenohemi me Azemin, Aliun, Gungën, N. Rrahmanin, I. Kadriun, B. Musliun, D. Mehmetin e me qindra të tjerë. Aliun e shoh si Migjenin e viteve të ’30-ta. Ai u këptut para kohe, por mbeti i gjallë përgjithmonë. Por, edhe Ali Podrimja ishte një Migjen që na iku para kohe. Zi e dhembje nuk duhet të mbajnë vetëm kolegët e tij, por e gjthë Kosova dhe elita e poezisë shqipe. Madje, zi duhet të mbajë edhe “metafora” e krijimtarisë letrare.
Ai ishte Njeri i rallë i poezisë. Sa hije i kishte fjala. Sa hije i kishte ndeja, recitimi, rrëfimi e afërsia me njerëz. Aty ku qëndronte Aliu, sikur shkëlqente vendi si “meteor” plot elan e vrull poetik. E pritnim zërin e tij kumbues e të ëmbël të këndojë. Po pak lexonte, por sa shumë thoshte. Ato vargje ishin një tmerr për armiqtë, por ishin zemër e fuqi jete për shqiptarët. Kur lexonte Ali Podrimja, i cili sot fizikisht na mungon, nuk munguan duartrokitjet e gjata e të zjarrta. Ja ky është Ali Podrimja, poeti ynë.
Ky krijues i madh. Ky njeri trup shkurtër e mendje hollë. Ata sy të tij të thellë e të kaltërt më rrinin para syve tanë si drita që shihnin shumë larg e thellë… Kaloi kjo kohë. Erdhi një kohë tjetër. S’di si erdhi kumti se nga data e 18 korrikut ka lajme jo të mira për poetin, Ali Podrimjen. Por, ai do të na vijë të prehet në tokën e Kosovës, që fort e deshi. Ishte Poeti i zërit të ëmbël. Poeti i të gjithëve. Poet me plot kuptimin e fjalë. Poet që e lindi natyra me talent.
Këta janë njerëz të rrallë. Ky kumt na tronditi dhe na shqetësoi pa masë. Na hyri ankthi gjer në palcë, për faktin se Aliu na ishte njeriu që përfaqësoi Kosovën në shumë vende të botës. Vepra e tij është një kaptal i rrallë i artit letrar. Ajo është e përkthyer më tepër se 40 gjuhë të botës. I qoftë lehtë dheu i Kosovës!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close