Musa i ditëve tona…

I madh e i vogël e njohin gazetarin apo publicistin e Portalit Rajonal “Rajonipress”, Musa Sabedinin. E njohin, për faktin se, ky njeri gazetar i palodhur, ndonëse jeton në Gjilan, ai, nga ora e tetë e mëngjesit vjen në zyrën e gazetarëve këtu në qendër të qytetit. Ulet dhe hap llaptopin. Fillon punën prej gazetari. Kjo punë e tij, por edhe e të tjerëve të këtij profesioni, është me përgjegjësi. Pse jo? Para se gjithash, qytetarët duhet informuar drejt dhe shpejt.
Aty, në zyre, punojnë edhe dy a tre gazetarë, si: Muhamet Halili, i portalit 2.Online, Enver Sadiu, gazetar i portalit Kryelajmi.com, Ilmi Musliu, gazetar i gazetës “Kosova sot”. Një “ekipë” e fortë e gazetarisë, të cilët, si një, punojnë dhe e informojnë qytetarin e kësaj qendre të Anamoravës.

Shtuam se, Musa është më i veçantë prej të tjerëve. Ai punon dhe punën e bën punë. Është pedant në punë. Është edhe i shpejt dhe guximtar. Lajmet e tij janë të shpejta, si thotë populli, sa mbyll e qel sytë.
Ky gjilanas, përkundër shkollimit të degës së mjekësisë, ai gazetarinë e deshi shumë. E deshi dhe sot është një nga ata më të dalluarit në rajon. Punoi në disa gazeta ditore. Tash i është kthyer “jetës” në qytetin ku jeton, Gjilan. Bën lajme, informata, raporte e shënime të tjera. Lajmet e tij, sot gjenden nëpër faqet e shumë gazetave ditore. Pse jo? Portali ose Agjencia e lajmeve të tij Rajonipress përshinë hapësirën gjithë shqiptare, nga Dardana (Kamenica), Luginën e Preshevës, Komunën e Vitisë, por edhe pjesë të tjera të Kosovës.

I tillë është ky gazetar, i cili ka shkruar edhe vepra publicistike. Nuk ka ngjarje që nuk gjen vend në portalin e tij. Pra, lajmet e tij janë të larmishme. Por, edhe ngjarjet e dhimbshme të vitit 1999, ai i ka publikuar këto “sende” dhe ju ka dhënë jehonë për t’mos i harruar dot. Njerëzit afrohen tek zyra e tij dhe e lakmojnë për punën që bën Musa Sabedini, gazetar dhe editor i Agjencisë së lajmeve Rajonipresss.
Jo vetëm kaq. Musa ka shoqëri. Sa herë vjen koha e orës 10-të, ai del para kafes “Par-kafe” dhe i fton kolegët e tij gazetarë për të biseduar rreth ngjarjeve aktuale. Ia nisin “hallet” ditës nga gazetat e gjer të komentet tjera të ditëve tona. Këtu del lajmi, del fjala, por del edhe e vërteta e gazetarisë.
Portali i tij është tamam një gazetë ditore me shumë lajme aktuale, lajme nga kultura, sporti, lajme qendrore, por aty gjen edhe portrete të këngëtareve, sportistëve e opinione më të ndryshme. Kur mbahet ndonjë ngjarje, ai lajmin e krijon aty-për aty. Gjer sa kryhet debati, tubimi ose ndonjë manifestim kulturor apo tjetër, lajmi i tij merr dhenë. Kjo është ajo “fuqia” e tij si gazetar e si publicist i shpejt. Në lajmet e tij nuk ka shpifje, as trillime, por ka ngjarje të vërteta, aktuale dhe fort të qëndrueshme.

Musa Sebedinin e sheh në qytet, debat, në tubime të ndryshme, në të cilat nuk qëndron aty shumë, por sa kryhet ajo “ceremoni” akti, ai vrapon tek lajmi, informata, raporti e tek shënimet tjera. Pra, ai është gazetar që vrapon pas lajmit të shpejt, sepse kjo është etika e gazetarisë së sotme, e cila e adhuron dhe e kërkon këtë “punë” plot aktualitet.
Dhe jo vetëm kjo. Musa Sabedini është shpërblyer me katër çmime dhe qindra mirënjohje. I trajnuar në SHBA për gazetari hulumtuese. Është autor dhe moderator i mbi 200 debateve e tryezave me karakter vendor e ndërkombëtar. Autor i dy librave dhe profesor në degën e gazetarisë në UBT. Kam dëgjuar se edhe si profesor është shumë pedant, i dashur dhe i afërt me student e koleg. Musa nuk din të jetë ndryshe, pos punëtor i angazhuar e gazetar i pasionuar pas profesionit./Tefik Selimi

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close