Si e favorizon klima e pa volitshme politike në Kosovë ,Serbinë në bisedimet eventuale

Fadil Kajtazi  30.05.2018


Këto kondita të pa volitshme politike janë si rrjedhojë e lidershipit të pa përgjegjshëm politik të Kosovës e që lidhen kryesisht me të ashtuquajturin krah i luftës, ku strumbullari është presidenti aktual Hashim Thaqi dhe kryeministri aktual Ramush Haradinaj.
Në anën tjetër po aq faj ka edhe krahu politik oponent i grumbulluar kryesisht në LDK të cilit i mungoj një aksion politik energjik për të mos lejuar degradimin deri në këtë masë të sistemit politik i cili u devijua jashtë mase.
Tani, fatkeqësisht Kosova nuk arriti ta mbaj potencën diplomatike të viteve të paraluftës as për së afërmi, pavarësisht se në pjesën më të madhe të shteteve i mbulojmë me misione diplomatike.
Sintagma serbe për “Kosovën shtet jo funksional” e cila para luftës thuhej me zë të lartë, e pas vitit 1999 me zë të mekur, tani, për shkak të lidershipit të dobët kosovar ka filluar t’i mbushë boshllëqet e salloneve të diplomacisë botërore.
Presidenti i vetëdijshëm për këtë gjendjen të pa favorshme, e krijuar si rezultati i lidershipit të tij, tani me të madhe është duke i rënë telit të krijimit të unitetit për bisedimet me Serbinë për të shpërndarë fajësinë e cila Kosovës do t’i krijoj vështirësi në rrugëtimin e vet dhe do ta defunksionalizoi edhe më tepër me qëllim të forcimit të sintagmës serbe “Kosova shtet jofunksional”
Përfundimet me njohjen e Kosovës nga Serbia do të jenë të dhimbshme dhe do të konsistojnë në forcimin e subjektivitetit shtetëror serb në Kosovë kryesisht në këto fusha:
1. Kisha Ortodokse Serbe do të forcoj subjektivitetin – Shtet brenda shtetit;
2. Do të ketë edhe një zëvendës president nga radhët e komunitetit Serb;
3. Do të ketë mbikëqyrje serbe në Ushtrinë e Kosovës, duke e vendosur një zëvendës komandant të shefit të shtabit nga radhët e komunitetit serb;
4. Do të ketë një zëvendës drejtor të AKI nga radhët e komunitetit serb; dhe
5. Do të ketë ndryshime kushtetuese në funksion të forcimit të shtetësisë serbe në Kosovë .
Dhe përfundimisht në stilin e “Lista Serbska” e cila e me paratë e taksapaguesve të Kosovës ndërmerr aksione subversive në dëm të Kosovës, do të kemi një etablim të shtetit të Serbisë në jetën institucionale të Kosovës e cila si qëllim do të ketë shkatërrimin e shtetësisë së Kosovës me mundësi ripushtimin e saj në rast të krijimit të ndonjë situate të volitshme globale.
Natyrisht se këto bisedime do të kishin karakter tjetër nëse në Kosovën e pasluftës nuk do të lulëzonte krimi i organizuar, vrasjet politike dhe korrupsioni. Këto bisedime do të kishin karakter tjetër nëse Kosova tani do të lundronte në ujërat e qeta të një zhvillimi normal politik, ekonomik dhe kulturor. Mundësitë ishin. Në këto kushte, prapë Thaqi do të ishte president! Ai dhe bashkëveprimtaret e tij këtë e kishin në dorë ta bënin që nga viti 1998. Sikur ta bënin këtë, rruga shtetërore e Kosovës nuk do të varej nga Serbia, kjo do të kishte rrjedhën tamam evropiane, euroatlantike. Këtë ata nuk e bënë, ose nga injoranca, ose nga pasioni primitiv. Ata që tani mendoj t’i bëhen krah Presidentit Thaqi në etablimit e shtetit serb në shtetësinë e Kosovës, ose janë pjesë e pasioneve primitive, ose janë rob të hipotekave që ruhen në arkivat e shërbimeve inteligjente serbe.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close