AGK-Mediat, faktor i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit

PRISHTINË, 14.12.2018 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë dhe Agjencinë Kundër Korrupsion, kanë organizuar tryezën “Roli i Medias dhe Shoqërisë Civile në luftën kundër Korrupsionit”

Qëllimi i tryezës ishte shqyrtimi i mënyrave për të rritur vlerësimin publik për rolin e medias dhe organizatave të shoqërisë civile në ekspozimin e korrupsionit. Meqenëse mediat luajnë një rol aktiv në raportimin mbi korrupsionin, informimin e publikut dhe llogaridhënien e institucioneve të drejtësisë, në tryezë u mundësua diskutimi me gazetarët vendas mbi gjendjen aktuale të gazetarëve hulumtues dhe çfarë mund të bëhet për të raportuar në mënyrë më efikase mbi këtë dukuri negative.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi i OSBE-së, Arben Hajredinaj, pohoi se po të mos ishin mediet dhe shoqëria civile, shumë afera korruptive në institucionet publike do të mbeteshin pa u zbardhur. Sipas tij, fenomeni i korrupsionit është futur thellë në sektorin publik dhe të gjithë akterët po mundohen ta luftojnë atë, e në një situatë të tillë, ai inkurajoi të gjithë gazetarët ta mbajnë lartë diskursin publik dhe të mos s’mbrapsen nga raportimet në këtë drejtim.

Ndërsa, kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, potencoi si fakt të rëndësishëm, që gazetarët përkundër sfidave, kërcënimeve, shantazheve dhe sulmeve, kanë qenë të pakompromis në raportimin mbi korrupsionin dhe krimin.

Ndërkaq, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë, Shaip Havolli tha se këta të fundit kanë bashkëpunuar me mediet dhe shoqërinë civile në një numër të madh të rasteve. Vetëm këtë vit, kanë pranuar mbi 130 informata për shkelje të ligjit dhe rreth 50% nga këto raste kanë rezultuar në shkelje. Nga këtu mund të shihet se roli i medias në luftimin e korrupsionit është i pamohueshëm.

Në panelin diskutues të kësaj tryeze ishin fituesit e çmimit për storien kundër korrupsionit si në vitin 2018 ashtu dhe në vitin 2017: Saranda Ramaj – gazetare nga Koha Ditore, Besa Kalaja – gazetare në Çohu/Preportr, Besnik Krasniqi – gazetar në Koha Ditore, të cilët ndanë përvojat e tyre të raportimit në gazetarinë hulumtuese kundër korrupsionit.

Të pranishëm në këtë tryezë diskutimi ishin edhe Dane Koruga- Shef i Sektorit Mediave në OSBE, Diana Metushi Krasniqi – Menaxhere e Projektit në Institutin Demokratik të Kosovës, Isuf Zejna nga Organizata Democracy Plus, Baki Kelani – Zëdhënësi i Policisë së Kosovës dhe gazetarë nga mediet lokale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close