Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në kinë
Është xhudistja Distria Krasniqi e cila sot ka fituar medaljen e artë në garat e Masters Top-16, që po mbahen në Guangzhou të Kinës
Garueses sonë i kanë mjaftuar vetëm 16 sekonda që ta hedh në tatami medalisten e bronztë të Lojërave Olimpike Rio 2016, Ami Kondo të Japonisë.
Distria rrëmben 1800 pikë Olimpikë në këtë turne që po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.
Comments are closed.