Kryeministri Rama: Një grusht njerëzish mbajnë peng mijëra studentë 

/ATSH/ “Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke iu referuar protestës së studentëve.

“Historia tregon për shumë raste kur dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben dialogut, po presioneve kundër dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë”, vijoi Kryeministri.

Sidoqoftë, tha ai, farsa e kësaj barrikade absurde kundër dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur.

“Dialogu do të zhbllokohet, arsyeja do të fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin”, shprehu bindjen Kryeministri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close