Departmeti i Shtetit amerikan rikonfirmon mbështetjen për procesin e shndrrimit të FSK-së në forcë ushtarake

Në një njoftim për media të State Departmentit amerikan i është dhënë edhe njëhere më shumë mbështetje formimit të Ushtrisë së Kosovës.
Shtetet e Bashkuara, siç është precizohet aty , mbështesin “një tranzicion gradual dhe transparent të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në një forcë ushtarake profesionale dhe multietnike që është e ndërveprueshme me NATO-n dhe shërben dhe i përfaqëson të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Ky është vendimi sovran i qeverisë së Kosovës”, shton deklarata, por gjithashtu thekson se “siguria e Kosovës do të mbrohet më së miri nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë” dhe se “dialogu për Kosovën duhet të jetë një përparësi absolute”.
Departamenti i Shtetit gjithashtu apelon “për të dyja palët për të hequr të gjitha pengesat në mënyrë që ti kthehen tryezës së bisedimeve dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin”.

Sipas të njëjtit njoftim, votimi i djeshëm në Asamblenë e Kosovës “nuk sjell ndonjë ndryshim të menjëhershëm në strukturën, misionin apo operacionet e FSK-së”.

“Është një hap administrativ që fillon procesin, i cili do të zgjasë një dekadë dhe gjatë së cilës Kosova nga vendi i sigurisë duhet të bëhet një vend që kontribuon në sigurinë”.
“Ne presim që qeveria e Kosovës të angazhohet me besnikëri ndaj të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe angazhimeve që ka ndërmarrë në lidhje me lëvizjet e trupave dhe operacioneve të forcave ushtarake në Kosovë, mbi të gjitha detyrimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s të vitit 2013 që çdo operacion në Kosovën e veriut kërkon një konsultim paraprak me komandantin e KFOR-it, “thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close