Kroacia , “mini-garë armatimi” me Serbinë dhe avionët F-16 …

Sipas agjensisë Associated Press, Kroacia kishte bërë një marrëveshje me Izraelin për të blerë 12 avionë F-16 në vlerë prej 500 milion dollarësh,por e cila do vëhej në pikëpyetje nëse Shtetet e Bashkuara nuk do ta miratonin si të tillë.

Kjo varet nga leja e Shteteve të Bashkuara për Izraelin që të ritregtojë aeroplanët amerikanë. Dhe Departamenti Amerikan i Punëve të Jashtme tani sugjeron që përmirësimet e brendshme duhet të hiqen përpara se avionët të shiten.

AP gjithashtu citon kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, i cili tha: “Ose ne do të blejmë avionë ashtu si ofrohen ose do të anulohet blerja, nuk ka dilema për këtë. Në këtë moment, kjo është një çështje e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara”.
Marrëveshja me Izraelin është blerja më e shtrenjtë e armëve kroate pasi që ajo ishte pavarësuar nga Jugosllavia, shkruan AP dhe thekson se Kroacia si anëtare e NATO-s është në një “mini-garë armatimi” me Serbinë, armikun e Luftës për çlirim dhe aleatin e Rusisë, e cila mori gjashtë avionë rusë Mig-29, raporton Seebiz.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close