Presidentit rus ,Putin nuk i pëlqen muzika Rap,dhe e quan “rrezik për kombin”

Presidenti i Rusisë ,Vladimir Putin tani ka gjetur edhe një armik i cili vjen nga perëndimi.Si në kohën e BRSS-së çdo gjë që vinte nga perëndimi edhe pse dëshirohej nga masat popullore shpallej “e keqe” për popullin.

Kësaj radhe Putin i bie në qafë muzikës Rap (Rep).Presidenti rus Vladimir Putin është i shqetësuar nga popullariteti në rritje i muzikës rap në vendin e tij, por u kërkoi zyrtarëve të kulturës që të përpiqen ta kontrollojnë atë në vend që të ndalojnë këtë lloj të muzikës ës popullarizuar .

“Nëse është e pamundur ta ndalosh atë, atëherë ne duhet ta drejtojmë dhe ta kontrollojmë atë,” tha Putin, sipas AP.

Putin u takua sot me këshilltarët kulturorë në Kremlin dhe paralajmëroi se përpjekjet për të ndaluar artistët do të kishin një efekt përmbysës dhe se ato vetë se do ia rrisnin popullaritetin.

Presidenti rus theksoi se “Rapi bazohet në tre shtylla: seks, drogë dhe protesta” dhe nga këta tre, ai veçoi drogërat si më të rrezikshme që janë veçanërisht të pranishme në muzikën rap.

Siç tha ai, “kjo është rruga për të degraduar kombin”, ndersa sipas tij “propaganda e drogës” është më e keqe se sharjet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close