Vuçiq ,Kosovës:”Doni të provokoni Serbinë dhe të hyni në një konflikt të armatosur”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar rezoluten e djeshme në Kuvendin e Kosovës mbi dialogun me Serbinë duke thënë “dhimbja më e madhe e Serbisë është Kosova dhe Metohia”.

Ai tha gjithashtu se Parlamenti i Kosovës paraqiti tre “kushte shumë të rëndësishme” duke miratuar Rezolutën mbi dialogun me Beogradin.

“Ata dolën me tre pika shumë të rëndësishme dhe nuk e di se kujt i është drejtuar, ndoshta mendojnë se po bëjnë presion mbi Serbinë, por unë nuk mendoj se ata besojnë se mund të trembin dikë këtu, ndoshta kjo është për përdorimin e tyre të brendshëm politik”, tha Vuciq .

Ai sqaroi se bëhet fjalë për tre kushte – “se çdo marrëveshje duhet të çojë në Republikën e Kosovës, për të përcaktuar pandryshueshmërinë e kufijve të Republikës së Kosovës dhe se integriteti i territorit duhet të ruhet nën parimin unitar, në mënyrë që disa pjesë të mos jenë pjesë e një federate “.

Vuçiç theksoi se në këtë mënyrë “ata duan të mbyllin thelbsisht derën e dialogut”.
“Ata kanë urdhëruar – Ne duam çdo gjë dhe me çdo kusht, dhe ne jemi të gatshëm kinse për dialog, çka po diskutojmë në bazë të asaj letre”, thotë Vuçiq.

“Kjo më brengosë pak, sepse kam kuptuar mesazhin me futjen e taksës, që tregon nën një – se keni dalë nga mendja dhe nën dy – se doni të provokoni Serbinë dhe të hyni në një konflikt të armatosur. dhe kështu do të punojmë edhe në të ardhmen, “tha Vuçiq.

Të gjitha këto i ka thënë ai në një intervistë për TV Prva tëë Beogradit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close