Klan Kosova:Nesër përballje Thaçi-Vuçiq në KS të Kombeve të Bashkuara
Presidenti i Kosovës Thaçi do ta zhvillojë të parën përballje në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hënën në mbrëmje, pas kërkesës së Serbisë për mbledhje si rrjedhojë e transformimit të FSK-së në ushtri.
Kështu merr vesh nga burimet e veta Klan Kosova. Të hënën në mbrëmje, prapa dyerve të mbyllura, Këshilli i Sigurimit mban mbledhje me kërkesën e Serbisë, pas kalimit në Parlamentin e Kosovës të pakos së ligjeve që i jep mandat shtesë Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Përballja e dy presidentëve do të zhvillohet vetëm dy ditë pas transformimit me ligj të FSK-së në ushtri dhe një ditë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të rezolutës, ligjit dhe Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë.
Comments are closed.