Ministria e Infrastrukturës:Pas reshjeve të borës,udhët e Kosovës të kalueshme

Pas reshjeve të fundit të borës në veendin tonë ,zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka thënë , se rrugët në nivel vendi janë të kalueshme. Megjithatë, në shumë zona të Kosovës, komunikacioni po zhvillohet më vështirësi.

“Sipas raportimeve të orës 08:00 të mëngjesit nga menaxheri  i mirëmbajtjes së rrugëve,  në këtë rast kemi marrë raporte nga të gjitha kompanitë, të cilat kanë operuar gjatë tërë natës, dhe këtë mëngjes, të gjitha rrugët në nivel vendi janë  të kalueshme. Edhe pse komunikacioni po zhvillohet me vështirësi  në pjesët malore të Republikës së Kosovës, në këtë rast në Prevallë, Rugovë, Bajgor. Të gjitha këto vende janë më vështirë të kalueshme. Ndërsa, të gjitha pjesët tjera të rrugëve të Republikës së Kosovës, gjendja është e mirë dhe  të gjitha vendet janë të kalueshme”, tha  Kadriu.

Ndërkohë, ka disa ditë që Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se rruga Kaçanik-Hani e Elezit, është bllokuar. Sipas Kadriut, kjo rrugë shumë shpejt do të jetë e hapur për qarkullim të qytetarëve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close