Ministri i Drejtësisë, Tahiri:Më 2019 do fillojë konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë …

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është i bindur që gjatë vitit 2019 do të fillojë konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe do të shkatërrohen grupet kriminale.

Tahiri u shpreh se është bërë avancim i ligjeve në sistemin e drejtësisë dhe që nga momenti që do të hyjnë në fuqi, gjyqtarët dhe prokurorët do të kenë instrumente për luftimin e korrupsionit dhe pasurisë së fituar jashtëligjshëm.

“Besoj që viti i ardhshëm të jetë më i fuqishëm në luftimin e këtyre dukurive sepse janë ngritur kapacitetet brenda gjyqësorit, prokurorisë, kemi bërë avancim të ligjeve. Mendoj që do të jetë prioritetit im që të konfiskohet pasuritë që janë fituar paligjshëm”.

“Në momentin që hyn në fuqi pas gazetës zyrtare sepse është çështje ditësh, dhe prokurorët dhe gjyqtarët kanë instrumente të veprojnë për zbatimin e këtyre ligjeve. Viti 2019 do të jetë vit që do të tregojmë suksese edhe më të mëdha në konfiskimin e pasurisë së paligjshme, në shkatërrimin e grupeve të krimeve, që janë marrë me haraç e fajde”, tha Tahiri

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close