Kek ëmbëlsirë me limon dhe xhinxher

Edhe ëmbëlsirë edhe e shëndetshme.Më poshtë ju tregojmë një recetë për një kek ëmbëlsire :

100 g gjalpë i butë, në temperaturë ambienti

180 g sheqer

4 g xhenxhefil pluhur (½ lugë e vogël ose 1 lugë e vogël, nëse preferoni)

lëkura e 2 limonëve organikë

100 ml lëng limoni

80 ml ujë i vakët

150 g miell qiqrash

100 g miell pa gluten

1 bustinë sodë për ëmbëlsira (16 g)

5 të bardha vezësh

një majë thike kripë

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C.

1.Në robot ose me rrahësen elektrike të vezëve bëjmë marengë të bardhat e vezëve dhe i lëmë mënjanë.

2.Në një tas përziejmë me rrahësen elektrike të vezëve ose në robot, gjalpin me sheqerin, xhenxhefilin dhe lëkurën e limonit. Shtojmë lëngun e limonit, ujin, kripën dhe së fundi miellrat dhe sodden me sitë. I përziejmë derisa të kemi një masë homogjene.

3.Shtojmë pjesë-pjesë me lugë të bardhat e vezëve te brumi dhe i përziejmë me shumë kujdes me lëvizje nga poshtë-lart.

4.Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell qiqrash dhe e pjekim për rreth 45/50 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. E heqim nga tava pas 10 minutash.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close