Pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë,Kosova shkon me dy qëndrime në Bruksel

Pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë, përmes së cilës caktohet edhe ekipi i ri negociator, Kosova do të paraqitet me dy qëndrime në Bruksel.

Pavarësisht se deputetët e partive në pushtet dhe ata të Partisë Socialdemokrate të shtunën votuan rezolutën dhe ekipin negociator për dialogun me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet ta zbehë rolin e presidentit Hashim Thaçi në këtë proces.

Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se kreu i shtetit do të vazhdojë t’i udhëheqë negociatat me Serbinë sipas mandatit kushtetues. Megjithëkëtë, përfaqësuesit e partive që janë pjesë e delegacionit konsiderojnë se roli i ekipit do të jetë tejet i rëndësishëm në bisedimet me Serbinë. Madje ata janë shprehur të vendosur se rezoluta e miratuar do ta ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës pavarësisht pretendimeve të kreut të shtetit për korrigjim të kufijve. Por njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se pikërisht ideja e korrigjimit do të bëhet shkas i përplasjes dhe përçarjeve në mes ekipit negociator dhe presidentit, shkruan Zëri.

Ndërkohë, ani pse PSD-ja tashmë është bërë pjesë e delegacionit, dy partitë e tjera opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës e Lëvizja Vetëvendosje e kanë kritikuar ashpër këtë veprim, duke cilësuar si të atillë që assesi nuk çon deri te zgjidhja.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close