Arsimi i viteve 90-ta,votohet projektligji

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ka votuar Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës të viteve 1990-të.

Komisioni për Arsim e ka proceduar në lexim të dytë projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit të Kosovës nga viti shkollor 1990 deri 99.

Projektligji është votuar me një ndryshim të propozuar nga Ministria e Financave, ku në nenin 7 të projektligjit, pjesa mbi pensionin bazë është zëvendësuar me pensionin që përfiton.

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Mevlyde Shamolli, ka sqaruar se ndryshimi duhet të bëhet ngase ka shumë skema pensionale dhe nëse mbetet siç ka qenë, mund të ketë keqinterpretime.

Gjatë kësaj mbledhjeje ka qenë e paraparë që të raportojë edhe bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, por është shtyrë për të premten meqë anëtarët e bordit gjenden jashtë vendit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close