Tre të dyshuarëve për vrasjen e Ivanoviqit ,një muaj paraburgim
Pas seancës dëgjimore mbajtur në Gjykaten Themelore në Prishtinë është vendosur dhe pas marrjes se aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës për rivendosje është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.S dhe M.R për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenet 33 par.2 dhe 34 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe D.M për shkak të veprës penale Zbulimi i fshehtësisë.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore, të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018.
Raportohet se sot gjatë ditës për këtë seancë dëgjimore, e cila ishte e mbyllur për mediat dhe publikun. Megjithatë, tre avokatët e tre të akuzuarve më pas folën për media, pas përfundimit të seancës.
E Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret ndaj nenit 187 par.1 nën par.1.1 dhe është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit N.S, M.R dhe D.M kanë kryer veprat penale në bazë të provave, po ashtu përmbushen edhe kushtet e veçanta për caktimin e masës së paraburgimit të parashikuara me nenin 187 par.1 nën par. 1.1, me nenin 187 par.1 nën par. 1.2.1 dhe me nenin 187 par.1 nën par 1.2.3.
Të pandehurit N.S, M.R dhe D.M dyshohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se kanë marr pjesë në vrasjen e të ndjerit O.I.
Comments are closed.