Rusia dërgon aeroplanë Sukhoi Su-27 në Krimea,kinse “priten provokime nga Ukraina

Sipas ministrisë ruse të mbrojtjes ,Ukraina “po përgatitë provokacion” dhe për këtë kjo ministri ka pozicionuar më shumë se 10 “suhoj” SU-27 dhe SU-30 në Krimea.

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se aeroplanët janë vendosur në bazën ushtarake Belbek në Krime, ku ata do të jenë të vendosur në mënyrë të përhershme.

Nga ana tjetër, forcat e sigurimit të Ukrainës kanë tërhequr tashmë sistemet lansuese të raketave “Grad” në linjën e kontaktit, pohon Policia Popullore e Republikës Popullore të vetëshpallur Lugansk. Përveç kësaj, një eshalon lëvizëse me automjete luftimi të këmbësorisë, makina dhe makina të blinduara mbërriti në stacionin e trenit Rubezno, njoftojnë mediat . Rusia kreu aneksimin e Krimesë nga Ukrainë në vitin 2014 dhe tensionet mes dy fqinjëve janë forcuar pasi Rusia konfiskoi tre anije të Ukrainës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close