Në Këshillin e Sigurimit :Shtetet e Bashkuara mbështesin formimin e Ushtrisë së kosovës ,rusët shtiren të shqetësuar

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB, gjatë seancës urgjente që është  mbajtur në Këshillin e Sigurimit të thirrur nga Serbia, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës ka dalë me qëndrime të qarta se Shtetet e Bashkuara i japin përkrahje të plotë formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Sipas SHBA-së, Kosova nuk ka shkel asnjë dokument me rastin e formimit të Ushtrisë dhe po ashtu theksoi se kjo nuk bie ndesh as me Rezolutën 1244.

Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të mos marrin veprime provokative dhe ka inkurajuar Kosovën dhe Serina që të vazhdojnë dialogun, për të arritur të njohja e reciproke.

Ambasadori i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së Vasily Nebenzi në këtë seancë kushtuar Kosovës , formimi i “Ushtrisë së Kosovës” është një shkelje e madhe e Rezolutës 1244.

Sipas ambasadorit rus ky dokument parashikoin vetëm ekzistencën e forcave të armatosura shumëkombëshe nën kontrollin ndërkombëtar.

Ambasadori i Rusisë shtoi se ai ndan shqetësimet e Serbisë dhe theksoi se KFOR-i ishte selektiv në përmbushjen e mandatit të tij.

Të gjitha vendet e tjera ,shumica prej tyre që kanë njohur pavarësinë e Kosovës po ashtu e kanë mbështetur duke filluar nga Britania e Madhe deri te Suedia,të cilat kanë përmendur se kjo ishte qeshtje e një vendi sovran/Proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close