Syla: Për çdo ditë po na ik nga një mjek nga Kosova

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla, tha se muaji janar do të i gjejë mjekët me revoltë të përgjithshme.

“Na vjen keq prej pacientëve dhe qytetarëve të Kosovës, neve po na neglizhojnë institucionet e Kosovës. Me datën 20 të këtij muaji mbahet këshilli i sindikatës. Nuk shkon më kështu”, tha Syla sot në një intervistë për RTK.

Sipas tij deri më tani 110 kërkesa janë për të dal në shtetet e jashtme. “Nëse në Gjermani kalon ligji për emigracionin, lehtësohen procedurat për të punuar në Gjermani. Nuk e di, do të ndodh Shqipëria këtu, nga Shqipëria janë ikur shumë mjekë e infermierë”, tha ai.

Syla, bëri me dije se për çdo ditë po na ik nga një mjek nga Kosova. “Edhe në vendet e rajonit, ka krizë të mjekëve”, tha ai.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë Blerim Syla, ka kërkuar përmirësim të kushteve për mjekët. “Kërkojmë investime në kushtet e punës, kërkojmë dinjitet të mjekut”, deklaroi ai./RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close