Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Caritasi zviceran,marrëveshje për të riatdhesuarit
/ATSH/ – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Caritasi zviceran dje kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit SUREP.
Implementimi i këtij projekti pritet të zgjatë 3 vite, ndërsa kostoja financiare kap shifrën 1.4 milionë euro.
Projekti synon të kontribuojë në riintegrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe familjeve të tyre në Kosovë, përmes këshillimit dhe mbështetjes socio-ekonomike, posaçërisht për grupet e cënueshme.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica duke falenderuar mbështetësit e projektit tha se përmes këtij projekti do ofrohen mbështetje psiko-sociale për personat e riatdhesuar, si dhe grupet e cënueshme.
Drejtoresha e Caritasit Zviceran, Vera Hagg Arbenz u shpreh se projekti në fjalë ka të bëjë me sigurinë e personave të riatdhesuar, i cili do i përfshijë rreth 1 mijë persona.
Sipas saj ky projekt përbëhen nga tri pjesë kryesore që ndihmojnë në integrimin e kësaj kategorie në shoqërinë kosovare, dhe se së shpejti do i përzgjedhin 5 komunat ku do të implementohet ky projekt.
Përveç kësaj, Arbenz u shpreh se projekti është në linjë direkte me Qeverinë e Kosovës.
“Ne jemi të kënaqur që në këtë fazë tashmë kemi partnerët implementues të këtij projekti që e para është Agjencioni për Punësim, dhe partneri i dytë është Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Personave të Torturuar dhe Viktimave (KRCT) “, tha ajo.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet u shpreh se është i kënaqur që punën e tij si ambasador po e kryen në një shtet që përkrah personat të cilët kanë nevojë për adresimin e problemeve të tyre.
Comments are closed.