Qeveria ia delegon delegacionit të formuar nga Kuvendi, procesin e bisedimeve me Serbinë

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është diskutuar për Draft-Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe obligative-ligjore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria do t’i përkrah nevojat e delegacionit për bisedime me Serbinë.

“Tash ka një ndryshim ku është votuar rezoluta për delegacionin e dialogut. Qeveria në procesin e dialogut do të përkrah të gjitha institucionet. Ne do të vëmë në funksion gjithë aparatin e ekzekutivit në funksion të dialogut. Qëllimi ynë është rregullimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Tarifa për vendosjen e mallrave do të qëndroj deri në njohjen nga Serbia. Ky dokument përmban 16 kapituj të temave që përfshihen me Serbinë. Nga sot po ja delegojmë këtë proces delegacionit. Jemi të hapur që këtë materie ta ketë edhe presidenti. Ne nuk po i ikim përgjegjësisë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, shefi i delegacionit për bisedime teknike Avni Arifi tha se Kosova ka përmbushur marrëveshjet e Brukselit ndërkaq Serbia refuzon të implementoj marrëveshjet e arritura.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thënë se nëparim e përkrah dokumentin e propozuar dhe  se do të jetë pjesë e plotësimit të këtij dokumenti. /RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close