Liderët e Ballkanit Perëndimor, sot janë të ftuarit e Federica Mogherinit

Në Bruksel sot do të mbahet takimi i ftuar nga Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikë të jashtme.

Në këtë takim do të jenë të ftuar tre presidentë dhe tre kryeministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga Kosova, Mogherini ka ftuar presidentin Hashim Thaçi, nga Serbia Aleksandar Vuçiq, nga Mali i Zi Milo Gjukanoviq, kurse nga Shqipëria, Maqedonia e Bosnja, kryeministrat e vendeve respektive. Deri tani vetëm kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen për shkak të protestave të studentëve në Shqipëri.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close