Të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi,gjeneralit serb Radosavleviq-Guri, i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara
Shtetet e Bashkuara ia kanë ndaluar hyrjen në territorin e saj, gjeneralit Goran Radosavljeviq, për shkelje të të drejtave të njeriut, tha Departamenti i Shtetit.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të vendosin sanksione ndaj ish-zyrtaari të policisë serbe, i cili ka shërbyer si komandant i një kampi, ku janë vrarë vrarë tre vëllezërit Bytyçi gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 18 dhjetor se “Ka një arsye të besohet se në vitin 1999, Radosavljeviq mori pjesë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi , tre amerikanë me prejardhje shqiptare të cilët u vranë në Serbi gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në deklaratë. Radosavleviq është gjithashtu i njohur në publik si Guri.
Edhe gruaja dhe vajza e Radosavljeviqit do të goditen me sanksione, bazuar në “seksionin 7031 (c)”.
Ky seksion i ligjit amerikan i mundëson Sekretarit amerikan të Shtetit t’ua ndalojë hyrjen në SHBA, zyrtarëve të huaj dhe familjarëve të tyre në rast se ka “informacion të besueshëm se ata kanë qenë të përfshirë në korrupsion apo në raste ku janë abuzuar të drejtat e njeriut”.
Comments are closed.