Ministri Bytyçi:Menaxhimi i shkollave do të jetë më ndryshe

Shyqyri Bytyqi, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë,përveç se  tha se po punojnë që mos të kemi gabime për tekste të Kosovës,ai po ashtu thotë se “shkollat profesionale të Kosovës, do të jenë më ndryshe. “Ne po punojmë që të kemi 15 standarde për shkollat profesionale, kemi ndarë buxhet për shkollat profesionale ku nxënësit do të kryejnë trajnime”

Bytyqi ka bërë me dije se edhe në këtë vit janë ndarë bursa për studentët edhe për ata që kanë aftësi të veçanta.

“Do të ketë trajnime për mësimdhënësit, do të jenë trajnime që do të organizohen nga Fakulteti i Edukimit, do të merren informacione se çfarë lloje të trajnime do të jenë ato dhe cilat janë të nevojshme për mësimdhënësit”, deklaroi ai.

Sipas tij edhe menaxhimi i shkollave do të jetë më ndryshe. “Ne kemi marrë vendim që të zgjedh liderin e shkollës, pra kemi përpiluar udhëzim administrativ, do të ketë garë për shkollat që do të jenë më të mira dhe do të shpërblehen”, tha Bytyqi. Edhe për drejtorët e shkollave do të jetë ndryshe.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close