Presidenti i ri i Brazilit Bolsonaro ,dhe mundësia e njohjes së Kosovës nga ky vend i madh jug-amerikan

Jair Messias Bolsonaro një ish oficier dhe politikan i djathtë është presiden i zgjedhur i Brazilit,i cili pritet të inaugurohet në këtë detyrë me 1 janar.

Jair Messias Bolsonaro

Brazili viteve dhe dekadave të fundit ka qenë i udhëhequr nga politikanë majtistë si Da Llula,dhe me këtë edhe politikat e tyre në aspektin ndërkombëtar kanë qenë jo shumë miqësore me ato të shteteve të Bashkuara.Për më shumë koketimi politik ka shkuar në mirëkuptimin e aspiratave të osit Rusi-Kinë -Indi….

Ndërsa presidenti i ri ka paralajmruar ndryshim kursi.Ka paralajmëruar njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Israelit.Pra ky kurs është në përputhje me atë të administrates së presidentit amerikan Trump.

Ky ndrrim kursi mund të ndikojë edhe në kursin politik të këtij vendi të madh edhe kundrejt pavarësisë së Kosovës.Sepse deri më tani ishte mirëkuptues për aspiratat e Serbisë dhe Rusisë sa i përket shtetit dhe njohjes së Kosovës,edhe duke mos e njohur atë.

Duke u mbështetur në këtë por edhe rrethana tjera të krijuara mund të pritet që ky shtet i madh i Amerikës Jugore të ndryshoje kurs dhe të njohë pavarësinë e Kosovës,e që do ishte sinjal shumë pozitiv edhe për vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë.

Se kjo nuk është vetëm një dëshirë (e autorit) por një sinjal real është edhe vet frika e ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq i cili në një TV nga serbia e ka paralajmëruar viziten në Brazil,pjesmarrje në inaugurim duke e përmendur mu mundësinë e ndrrimit të kursit dhe frikën e tij se ky ndrrim kursi mund të ndodhë edhe në qendrimin e Brazilit në lidhje me pavarësinë e Kosovës.Kjo për arsyen se kanalet diplomatike të shtetit serb mund të kenë dhënë një alarm të tillë.

Edhe në mos do ishte e vërtetë se do ndrrohej kursi ndaj Kosovës,kushtet politike janë krijuar që në kuadër të drejtimit politik brazilian drejt politikave amerikane të marrë udhë ndonjë nga liderët tanë dhe edhe nga perspektiva jonë të ndikohet sado pak në këtë politikë.
Të shkohet në Brazil,dhe t’i konkurohet politikës agresive serbe kundër njohjes së Kosovës si shtet i pavarur./Xh.Arifi/Proinformacion.com

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close