Kryeministri Rama :Të forcojmë mekanizmat për funksionimin e autonomisë në universitete

ATSH- – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, duhet të forcojmë mekanizmat që të funksionojë autonomia në universitete, jo ta heqim atë.

Në bashkëbisedim me studentët e universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, kryeministri Rama shprehet se kërkesat e studentëve janë të drejta dhe unë jam me studentët.

“Le ta lemë se kush i bënë kërkesat me pesa apo me dhjeta, nuk ka rëndësi. Kërkesat janë të drejta dhe këto kërkesa duhen plotësuar dhe do të plotësohen. Një grua më çon një mesazh, ‘çfarë dialogu kërkon ti me këta. Kam dy në shtëpi dhe kam vite që nuk bëjë dot dialog’. Këtu ka një problem shumë të madh dhe është real, studentët nuk flasin dhe kjo është çmenduri. Ndërkohë që unë nuk jam kundër, por jam në anën e studentëve për kërkesat që kanë”, tha ai.

Duke folur për ligjin e “Arsimit të lartë”, kryeministri tha se nuk ka një ligj perfekt, por ama ligji është funksional.

“Por t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe t’u japim përgjigje gjërave siç duhen dhe siç mundemi. Nuk ka ligj perfekt, por nuk është problemi aty, sepse ligji i ‘Arsimit të lartë’ i adreson të gjitha problemet” tha Rama.

Po ashtu, kryeministri vuri theksin te funksionimi i autonomisë së universiteteve.

“Ne nuk heqim autonominë, por do ta bëjmë atë funksionale. Është njësoj si të themi se demokracia nuk ka funksionuar. Atëherë mos duhet të kthehemi prapë në komunizëm? Nuk është kjo zgjidhja. Edhe autonomia nuk ka dhënë rezultatet që duhet sepse është parë si liri pa përgjegjësi. Universitete kanë marrë liri, por nuk ka ushtruar të gjitha përgjegjësitë”, tha Rama.

Përgjigjja, sipas tij, “nuk është t’i heqim autonominë universiteteve, por të forcojmë mekanizmat për kontrollin e tyre”. “Dhe studentët duhet të kuptojnë se roli i tyre nuk mbaron me protestat. Duhet të kuptojnë se roli i tyre si studentëve ka ardhur koha të formësohet, si një rol qytetar brenda universitetit. Këtu pjesëmarrja e studentëve në gjithë këtë angazhim, të paktën me qeverinë dhe me universitetet duhet të jetë e garantuar”, tha Rama./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close