Kryeministri Rama,thotë se është 100% me studentët

ATSH-Qeveria e hoqi pikën 4 të VKM-së sepse ishte një kërkesë e drejtë dhe nuk kishte nevojë për negociata, por kërkesat e tjera të studentëve kanë nevojë për dialog.

Në një takim me studentët e Universitetit të Vlorës, Kryeministri Edi Rama i garantoi se është 100% me ata.

“Unë po jap përgjigje shumë konkrete. Ju kërkoni dhe nuk dini çfarë kërkoni, çfarë të argumentoni dhe nuk dini çfarë prisni. Jam me ju 100%. Ju do e lini protestën, do mbaroni një ditë e do të ikni por unë s’do i harroj por do të vazhdoj të merrem me këtë problematikë”, tha Rama.

Kryeministri ritheksoi se “është dakord me 8 pikat e studentëve”. “Çfarë po kërkoni tani? T’ua udhëheq unë protestën? Nëse e udhëheq unë shkon më mirë sepse unë nuk dua që protesta të mbaroj, sikur asnjë gjë nuk ka ka ndodhur. Por dua që gjërat që janë ngritur të bëhen angazhime të qeverisë, të universitetit dhe të studentëve”, tha Rama.

Duke theksuar faktin se qeveria nuk mund të ndërhyjë brenda universitetit, Rama ftoi studentët që të dialogojnë për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe për të adresuar kërkesat e tyre.

“Keni vënë 8 pika dhe unë them që janë të realizueshme brenda arsyes. Patjetër që ultimatum nuk ka fare dhe nuk funksionon me ultimatume”, tha Rama.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close